Stine: E dashura nuk më foli dy ditë, pasi u bë xheloze për skenat në klip (Video)

Këngëtari i njohur Stine ditë më parë publikoi projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Bela”.

Një këngë lozonjare e shoqëruar me një klip mjaft provokativ, ishte zgjedhja e këngëtarit për projektin e radhës.

Por, disa nga këto skenat provokuese në klip, ku Stine shfaqet shumë intim pranë një vajzeë, duket se i kanë shkaktuar pak probleme tek e dashura e tij, Estia.

Në një intervistë së fundmi në emisonin “Funy Day”, këngëtari rrëfei se pas kësaj ngjarje, e dashura e tij nuk i foli dy ditë, për shkak se u bë xheloze.

Mirëpo sipas Stines gjithçka ka qenë vetem aktrim, pasi në një klip këngëtari duhet të dijë se si të futet në rol. /Telegrafi/

Temat
Showbiz

Të afërta