Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas thyerjes së një xhami të një autobusi të ri në Prishtinë, duke thënë se kot e kanë.
Ka thënë se “Prishtina po bëhet”, një slogan ky i Vetëvendosjes.
“Kot e kanë! Prishtina po bëhet”, ka shkruar Ahmeti, dhe ka publikuar foton me të cilën tregon se është thyer një xham i autobusit të ri.
Express ka raportuar e para për këtë xham të thyer të autobusit derisa ende nuk është arrestuar askush për këtë vepër penale.