Nje nder endrrat me te medha per njeriun eshte dhe ajo e jetegjatesise. Si do te mbeteshim per qindra vite te rinj?
Sigurisht qe çdo gjallese ne toke ka ne vetvete nje kohe te kufizuar jetese, qe varet nga ushqyerja, jeta qe ben ne varesi te veprimtarise jetesore. Nje njeri qe ben jete me te rehatshme mund te duket me i ri ne moshe, sesa nje tjeter qe punon minator, apo ne uzina te indrustrise se rende.
Por kjo nuk do te thote se personi qe ben jete me te mire do jetoje me gjate edhe se ne pamjen e jashtme duket me i ri se nje minator. Pra jeta biologjike e njeriut eshte e varur nga struktura gjenetike qe e perben. Tek familje qe historikisht kane nje biografi me jetegjatesi, edhe brezat e ardhshem do jene jetegjate.
Tek familje qe gjenetikisht kane nje historik me nje jete mesatare, sigurusht qe dhe brezat do jetojne nje jete mesatare. Tek familje qe historikisht kane qene jeteshkurter, edhe brezat e ardhshem do te jene jeteshkurter, pra jane organizma qe jane me te ndjeshem ndaj ambjentit rrethues ne te cilin jetojne, po ashtu tek familje qe historikisht kane patur probleme gjenetike, sigurisht dhe brezat e ardhshem do preken nga keto semundje gjenetike.
Pra, jetagjatesia ndikohet me shume nga brumi gjenetik qe perben secilin prej nesh.
Atehere po sikur te arrijme te ndryshojme gjenet tona ne favorin tone?
Po sikur ne te arrijme te permiresojme strukturen tone gjenetike per te jetuar me gjate?
Pra, po sikur te arrihen te behen te gjitha keto ndryshime te struktures gjenetike? A do te jetonim qindra vjet dhe mbeteshim te rinj?
Sigurisht qe jo! Sepse Toka jone, sistemi yne diellor, plaket se bashku me ne dhe universi po ashtu!
Koha eshte relative ne vartesi te kurbezimit te kohe-hapesires, kete na e verteton me se miri teoria e pergjithshme e relativitetit qe Albert Ainshtajni formuloi ne 1915, qe do te thote se ne ndikohemi nga ligjet natyrore mbi jetgjatesine tone. Imagjinoni sikur dielli yne do ish nje diell gjigand, por qe do te rrezatonte te njejten sasi te energjise diellore, domethene do bente te mundur zhvillimin e jetes ne toke, graviteti do te lakonte me shume kohe-hapesiren, koha per ne njerezit do te ecte me ngadale.
planeti toke do te udhetonte rreth orbites me shpejt, stinet do te ndryshonin, planeti yne do ishte pak me i ndryshem se eshte sot, por i jetueshem, njeriu do jetonte ne te i ndikuar nga graviteti i diellit, rrjedhshmeria e kohes do ishte me e ngadalte, ne do te jetonim me gjate.
Nese dielli yne do te lakonte kohe-hapesiren 4 here me shume sesa sot, ne do te jetonim 4 here me shume, ne perpjestim te zhdrejte me kohen tone biologjike te brendshme te qelizave tona! Pasi koha jone e brendshme varet direkt nga graviteti ne te cilin bejme pjese, po te jetonim ne hapesire, ne mungese te gravitetit, bashkeveprimet qelizore jane te ndryshme, po ashtu nese njeriu do jetonte ne planetin Mars, koha jone biologjike do te ishte e ndikuar nga graviteti Marsian. Imagjinoni sikur te jetonim ne nje kubature me kushte jetese brenda nje vrime te zeze, nuk do ish nevoja as te ushqeheshim per te jetuar. Sekreti i jetegjatesise gjendet ne aftesine tone per t’i devijuar rrjedhshmerise se kohes fizike.
Ashtu siç do te udhetonim me shpejtesine e drites, koha per ne do te ecte me ngadale, sepse levizja jone eshte antiparalele me vektorin e kohes…
Te arrijme te kuptojme kohen fizike, kohen tone te brendshme, eshte nje nder sfidat me te medha te njeriut te epokes sone.
Aleksis Karel thote: “Njeriu gjithmone do te mundohet te arrije perjetesine, por kurre nuk do te mundet, pasi varet si nga koha jone e brendshme, ashtu edhe ajo fizike… ashtu siç kurre nuk do te munde te mposhte vdekjen, e te gjitha keto jo per pamundesine, por per shkak te paaftesise per t’i kuptuar e shpjeguar ato”.