Autoritetet e Pakistanit e kanë mbyllur një kalim të dytë kufitar për në Afganistan pas sulmit vdekjeprurës me bombë që vrau disa besimtarë myslimanë Sufi në një zonë të shenjtë të tyre.
Vendimi për mbylljen e kësaj pike kufitare në krahinën e Baloçsitanit në pjesën jugperëndimore të Pakistanit shihet si përpjekje për presion ndal Kabulit që të ndërmarrë masa kundër militantëve.
Sulmi i 16 shkurtit në qytetin Sehuan, ka marrë jetën e 88 njerëzve dhe ka lënduar mbi 100 të tjerë. Përgjegjësinë për sulmin me bombë e ka marrë grupi ekstremist, Shtetit Islamik.
Pakistani ka mbyllur kufirin në Torkham disa orë pas sulmit.
Forcat e sigurisë së Pakistanit e kanë nisur një operacion në tërë shtetin kundër terroristëve të dyshuar prejse është kryer sulmi i fundit vetvrasës.
Mediat raportojnë se trupat pakistaneze kanë pasur cak kampet që i takojnë grupit të talibanëve, Jamaat ul Ahrah, afër kufirit me Afganistanin.
Në Kabul ndërkaq, qeveria afgane e ka thirrur ambasadorin e Pakistanit Abrar Hussain që të protestojë kundër granatimit që forcat pakistaneze kanë bërë në një krahinë lindore të Afganistanit.