Policia e Shtetit kishte marrë masa shumë të larta për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe të mos kishte incidente.
Po ashtu, policia kishte marrë në mbrojtje edhe institucionet e rëndësisë së veçantë, Kryeministrin edhe Parlamentin.
Ndërsa në tarracat e ndërtesave janë pozicionuar edhe snajpera të shumtë.
Siç shihet nga fotot më poshtë, snajpera ka në godinën e Kryeministrisë, mbi kullat binjake dhe mbi tarracën e Hotel “Rogner”.
Në terren ka dalë edhe drejtori i Policisë Tiranë, Ervin Hodaj, si dhe drejtori i përgjithshëm, Haki Çako.