Opozita nuk pranon matjet e reja të komisionit (Video)

Kanë mbetur vetëm edhe tre ditë përpara se komisioni i caktuar për matjen e territorit të Kosovës të publikojë draft raportin e matjeve i cili tashmë është në fazën përmbyllëse.

Megjithëse pas publikimit ky komision i kushton 4 ditë debatit publik, për vërejtje e sugjerime, opozita nuk e ka në plan të diskutojë më për këtë çështje.

Ata janë shprehur këmbëngulës se nuk do pranojnë asnjë rezultat, të këtij komisioni, që lë jashtë tokën e Kosovës.

Deputetja nga radhët e VV-së, Shqipe Pantina, shpreh edhe njëherë qëndrimin se marrëveshja si e tillë është e pa pranueshme dhe se Kosova humb me këtë demarkim 8200 hektarë.

Ndiqeni kroniken e plote:

Temat
LajmeVend

Të afërta