Dy vite pasi që vajza e saj u qëllua për vdekje nga shoku i klasës në autobusin e shkollës, nëna e saj Ady Guzman DeJesus është ballafaquar me vrasësin e vajzës, Jordyn Howe, në gjyq
Mirëpo, çfarë ajo ka bërë pak prej njerëzve mund ta kuptojnë. Ajo ka shkuar te Jordyn, i ka dhënë një përqafim, dhe është pajtuar që ai duhet të ketë një dënim më të vogël.
Mund të jetë e vështirë për t’u imagjinuar një prind që përqafon personin që i ka qëlluar për vdekje fëmijës së tij, mirëpo Ady e ka bërë këtë duke parë një mundësi për t’i dhënë të riut një mundësi të dytë.
Si përfundim gjykata ka vendosur që pasi Jordyn të kalojë një vit në burg, të lirohet dhe së bashku me Adyn, nënën e viktimës, të udhëtojnë nëpër shkollat e Floridës për tu treguar të rinjve se sa me rrezik është bartja e armëve nga ta.