Mustafa: Demarkacioni procedohet në Kuvend në fillim të muajit mars (Video)

Kryeministri Isa Mustafa thotë se në fillim të muajit mars do të procedohet në Kuvend Demarkacioni me Malin e Zi.

Thekson se dy muajt e ardhshëm janë vendimtar për liberalizimin e vizave.“Ne do të procedojmë në Kuvend me ligjin për ratifikim sigurisht në fillim të muajit mars, posa ta kemi edhe raportin e Komisionit për Matjen e Territorit.

Nuk ka argument më të fortë sesa ta dijmë se sa është territori i Republikës së Kosovës pas gushtit të vitit 2015 dhe sa ka qenë deri më 25 gusht të vitit 2015 dhe para nënshkrimit të marrëveshjes me Malin e Zi”, tha Mustafa për RTK’në.

Sipas Kryeministrit në dy muajt e ardhshëm vendimi për Demarkacionin për vendimtar edhe ne raportet e Kosovës me Bashkimin Europian për sa i përket liberalizimit të vizave.

“E kemi shansin e fundit e cila shans tani matet me muaj, me marsin eventualisht prillin, më vonë do ta kemi vështirë që këtë vit të realizojmë këtë të drejtë sepse disa vende të BE’së janë hy në zgjedhje dhe nuk merren më me Kosovën, dmth do të merren me punët e tyre të brendshme”, tha Mustafa.

Temat
LajmeVend

Të afërta