Adem Beka tani e 20 vjet e ka fëmijën e prekur nga sëmundja e epilepsisë e cila shoqërohet me një gjendje jo normale të sjelljeve të njohura si kriza epileptike.
Trajtimi i kësaj sëmundje kërkon një tretman të veçante me medikamente, për sigurimin e të cilave Adem Bekes, i është dashur të shfrytëzoj të gjithë pensionin të cilin e merr djali i tij që vuan nga kjo sëmundje.
Ndërsa mjeket e tregojnë rolin e medikamenteve në evitimin e krizave epileptike.
Argjent Shala tregon edhe rëndësinë e ndihmës së parë në raste të ndonjë krize epileptike , madje ai nuk e mohon mundësin e vdekjes së pacientit në rast të përsëritjes së krizës epileptike brenda pak minutave.
Po ashtu ai thotë se pacientë të prekur nga epilepsia çdo ditë kërkojnë ndihmën e mjekut.