Një zyrtar i lartë rus ka thënë Moska është e dëshpëruar nga deklarimet e nënpresidentit amerikan, Mike Pence dhe se Uashingtoni duhet të sqarojë se si dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë.
Konstantin Kosachyov, udhëheqësi i Këshillit Federativ për Marrëdhënie me Jashtë gjatë konferencës së sigurisë në Mynih ka thënë se është “zhgënjyese” që Pence thotë se Rusia është e vetmja që “mban përgjegjësi për implementimin e marrëveshjes së Minskut”, rreth konfliktit në Ukrainë.
Kosachyov ka thënë se komentet e Pence lejojnë që Ukraina të pengoj marrëveshjen e Minskut duke thënë se dëshira për t’i dhënë fund luftimeve në Ukrainën lindore është vetëm një përpjekje për hakmarrje ndaj Rusisë dhe vazhdimin e sanksioneve ndaj saj.
Pence ka thënë se Rusia duhet t’i përmbahet armëpushimit të arritur në vitin 2015 në kryeqytetin bellorus.
Kosachyov ka thënë se Moska pret që administrata e presidentit Donald Trump të bëhet më konkrete rreth mënyrës së si dëshiron përmirësimin e marrëdhënieve me Rusinë.
Ai ka thënë se Moska “do të dëshironte të dëgjoj nga partnerët tanë potencial amerikanë se si i shohin mundësitë për normalizimin e marrëdhënieve”. Ai ka shtuar se Rusia është “padyshim e gatshme për këtë normalizim marrëdhëniesh.