Ministri për Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se do ta mbështetë kandidaturën e kryeministrit të tanishëm, Aleksandar Vuçiq për President të Serbisë
Ministri i ngrirë në Qeverinë e Kosovës është shprehur për televizionin serb se këtë mbështetje për Vuçiqin për shkak se ai e kishte mbështetur, transmeton Gazeta Express.
Jevciq ka thënë se Aleksandar Vuçiq edhe si kryeministër bëri punë të mirë në Serbi, duke shtuar beson se këtë do e bëjë edhe si president i Serbisë.
“Në mbledhjet tona në Kosovë, pa asnjë dilemë jemi marrë vesh për përkrahje ndaj Vuçiqit pasi ai do të përkushtohet në përmirësimin e jetesës së serbëve në Kosovë”, ka thënë Jevtiq.
Ditë më parë, Lista Srpska kishte thënë publikisht se e përkrahin kandidaturën e Aleksandar Vuçiq për president të Serbisë.
“Vuçiq ka ndihmuar në stabilizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, kjo i duhet vendit, por edhe gjithë regjionit”, ka thënë Jevtiq.
Kur u pyet për formimin e Asociacionit të Komunave më Shumicë Serbe në Kosovë, Jevtiq. tha se duhet të qartësohet definicioni i tij dhe problemet që mund të hasin.
“Ndoshta është e nevojshme që në Bruksel të flitet sërish për Asociacionin”, ka thënë Jevtiq./GazetaExpress/