Mariah Carey ka konfirmuar më në fund marrëdhënien e saj me të dashurin Bryan Tanaka.
Derisa të gjithin ishin shumë të sigurt se diva e muzikës pop ishte në lidhje me balerinin, ajo kishte ende punë për t’i bërë gjërat zyrtare, transmeton Klan Kosova.Gjatë një interviste me Associated Press,
Mariah iu referua Bryan si i dashuri i saj kur ajo u pyet në lidhje me jetën private.“Unë thjesht nuk ndihem rehat duke folur për jetën time personale…unë dhe i dashuri im nuk duamë ta bëjmë këtë”, ka thënë ajo.
Po atë ditë, këngëtarja gjithashtu ndau një fotografi të bukur për Shën Valentin e ulur në një vaskë të nxehtë më Bryan.
Temat
Showbiz