Kjo është miliarderja më e re në botë (Foto)

Për shumicën e njerëzve, të bëhesh miliarder është një ëndërr e cila nuk do të realizohet ndoshta kurrë.
Por, kjo është realizuar për Alexandra Andersen, e cila është vetëm 19-vjeçe. Vajza e re norvegjeze, thuhet se ka pasuri rreth 1.2 miliardë dollarë, duke u bërë kështu miliarderja më e re në botë.

Motra e saj 20-vjeçare Katharina ka gjithashtu një pasuri prej 1.2 miliardë dollarësh falë kompanisë “Ferd Holding” që ajo dhe motra e saj e kanë, transmeton Gazeta Express.

Babai i tyre ua transferoi aksionet atyre më 2007, por ai ende e kontrollon kompaninë. Këto vajza janë vajzat e Johan Andresen, një investitori norvegjez nga Oslo.

Alexandra është bërë senzacion kohët e fundit në rrjetet sociale, për shkak të fotografive që publikon ku e shfaqë jetën e saj luksoze.

Pasuria e saj dhe e familjes së saj vjen nga industria e duhanit.

Temat
Showbiz

Të afërta