Kina ka njoftuar se do të ndërpresë importin e qymyrit nga Koreja e Veriut përgjatë gjithë vitit 2017.
Lajmin e ka komunikuar në faqen e saj të internetit Ministria e Tregtisë, sipas të cilës kjo masë do të hyjë në fuqi ditën e nesërme, e diel.
Lëvizja e qeverisë së Pekinit, e miratuar dhjetorin e kaluar, synon të përforcojë sanksionet e OKB’së pas testet balistike dhe bërthamore të Penianit.
Sipas analistëve, qeveria kineze është irrituar tej mase nga testet e fundit të Koresë së Veriut, si dhe nga vrasja në Malajzi e Kim Jong nam, gjysmë-vëllai i liderit Kim Jong un.