“Më ka kafshuar qeni im. Çfarë të bëj?”

Kur qeni kafshon pronarin e vet, shkaktohen ndenjja të përziera – shok, mosbesim, hidhërim, dhembje, ndonjëherë edhe fajësi.

Në situata të tilla shpesh pronarët mendojnë që do të duhej patjetër të heqin dorë nga qeni. Mirëpo, kjo nuk është e thënë të jetë kështu patjetër.

Lexoni se si duhet të veproni në situata të tilla, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, siguria është në plan të parë! Drejtpërdrejt pas kafshimit, qëndroni të qetë. Qortimi fizik apo verbal mund të përkeqësojë situatën dhe të nxisë që të ndodhin eskalacione të sjelljes agresive.

Përpiquni që ta dërgoni qenin në pjesën tjetër të banesës (në banjë apo në dhomën tjetër) në mënyrë që secili të ketë kushte që të qetësohet.

Pastaj, vlerësoni plagën tuaj, sa është e thellë plaga dhe thirrni mjekun apo veterinarin nëse është e nevojshme.

Përpiquni që t’ju kujtohet dhe mbani në mend rrethanat se si ndodhi që t’ju kafshojë, tregoni personit që është ekspert, në mënyrë që më lehtë t’i zgjidhni sjelljet e padëshiruara.

Pronarët më së shpeshti theksojnë që fatkeqësitë kanë ndodhur kur e kanë trazuar qenin derisa ka qenë duke fjetur apo kur ka qenë në pozitë të shtrirë, derisa ka qenë duke ngrënë, si edhe janë përpjekur që t’ia marrin ndonjë gjë.

Gjithashtu, qentë shpesh shfaqin sjellje të padëshiruara nëse ndaj tyre merren masa ndëshkuese apo i preket zona e dhembshme.

Metodat ndëshkuese dhe qortimet e fuqishme verbale mund të shtojnë anksiozitet dhe frikë.

Pas incidentit është me rëndësi të bisedoni me veterinarin dhe me ndihmën e tij bashkërisht të kapërceni situatën e pakëndshme.

Mirëpo, mbani në mend, është e nevojshme të kontrolloni edhe sjelljen tuaj, përkatësisht është e rëndësishme të mësoni të lexoni sinjalet e qenit. /Telegrafi/

Temat
Shëndet

Të afërta