Tjetër sherr ka ndodhur sot rreth mesditës në zonën e Astirit, në Tiranë. Të paktën 7 vajza janë përleshur duke gjuajtur njëra-tjetrën me grushte e shqelma.
I gjithë sherri është filmuar nga një lokal, ndaj nuk kuptohet mirë se cilat janë grupet e përfshira në konflikt. Ajo që dihet është shkaku i dhunës, i cili sipas raportueses ka të bëjë me faktin që njëra nga vajzat i ka marrë të dashurin një tjetër femre.
Por vajzat reaguan duke u shprehur se arsyeja e sherrit nuk ka qenë për një djalë. Për këtë arsye, ajo i ka kërkuar llogari vajzës, e cila nuk dihet me saktësi se cila është, ndërsa është dashur ndërhyrja e disa djemve dhe burrave për t’u qetësuar disi situata.
{“videoid”: “1111719”, “sid”:”4″}
Temat
Përgjithshme