Shumica e lëvoreve të bananes përfundojnë në shportën e mbeturinave, por ato mund t’i bëjnë shumë të mira stomakut tuaj.
Lëvoret e bananes jo vetëm që përmbajnë ushqyes me vlerë, por kanë edhe shije të mirë gjithashtu.
Duke i ngrënë lëvoret ju do të fitoni edhe më shumë ushqyes me vlerë, transmeton Gazeta Express.
Sipas Business Insider, lëvoret ndihmojnë tretjen, sistemin imun dhe zhvillimin e qelizave, indeve dhe organeve.
Bananet ishin fruti më i popullarizuar në botë gjatë vitit 2013, me rreth 12 miliardë copë të konsumuara. Pasi që të gjithë i gjuajnë lëvoret e tyre, shumë ushqyes të dobishëm hidhen gjithashtu.
Ju mund t’i fërgoni, t’i piqni ose t’i zieni lëvoret e bananes. Nxehtësia thyen fibrën e lëkurës dhe ia humb fortësinë. Sa më e pjekur bananja, aq më e ëmbël lëvorja.