Greta Koçi është njëra ndër këngëtaret më të pëlqyera të momentit. Stili i saj i veshjes, asnjëherë i tepruar dhe zëri karakteristik që ka, e bëjnë një artiste të kompletuar.
Këtë madje e vlerëson edhe vetë Greta, e cila në intervistën e fundit për Prive tregoi, se këtë pjesë e ka ruajtur me xhelozi.
Ajo thotë se është munduar shumë që të ketë kujdes në veshje, të mos e teproj por të duket seksi dhe kjo ka bërë ta fitoj respektin e kolegëve, e mediat të kenë edhe më shumë kujdes.
Këngëtarja gjithashtu tregoi, se është në përgatitje të një projekti muzikor, që mban titullin ‘Atij’, ku sipas Koçit kjo këngë do i prekë zemrat e shumë njerëzve, sidomos femrave.
E pavarësisht pse është ëndrra e shumë meshkujve Greta ende vazhdon të jetë beqare.
Temat
Showbiz