Ford po zhvillon sistemin e alarmit për detektimin e gropave

Prodhuesit e makinave Ford ka bërë të ditur se është duke eksperimentuar me teknologjinë për të zbuluar gropat në mënyrë që të paralajmërojë vozitësit për lokacionin e tyre.

Makinat e pajisura me kamera në vazhdimësi mund të skanojnë rrugët gjatë udhëtimit, dhe rezultati i të dhënave për gropat shfaqet në tabelën e instrumenteve të shoferit, shkruan BBC.

Kjo ide po testohet në qendrën e kësaj firme në Aachen, Gjermani, transmeton Koha.net. Një ekspert ka thënë se mund të mos jetë gjithmonë e mundur ndryshimi i rrugës për të shmangur gropat.

“Një hartë virtuale për gropën mund të vërejë gropën e re në çastin kur shfaqet dhe pothuajse menjëherë paralajmëron shoferët e tjerë se është një rrezik përpara”, është shprehur Uëe Hoffmann, inxhinier i kërkimeve në Ford.

“Makinat tona tashmë kanë sensorët që të detektojnë gropat dhe tani duam që ta dërgojmë këtë në një nivel tjetër”, ka thënë ai.

Disa modele të Fordit tashmë përdorin sensor për detektimin e gropave në mënyrë që të përshtar makinën dhe të zvogëlojë dëmet në makinë.

Dëmi nga gropat ka ndikuar në 39 për qind e vozitësve, sipas një sondazhi të publikuar në AA në marsin e vitit të kaluar.

Temat
Teknologji

Të afërta