Carlo Ancelotti ka thënë se barazimi 1:1 me Hertha Berlin ishte rezultat i drejtë
Bayern Munich nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë si mysafirë i Herthas, ku madje ishin duke humbur deri në sekondat e fundit të ndeshjes, kur doli në skenë sulmuesi Robert Lewandowski, i cili realizoi për 1:1 në minutën e 96, për t’ia siguruar një pikë ekipit të Ancelottit.
“E dinim se na priste një ndeshje e vështirë. Hertha pati një paraqitje shumë të mirë në pjesën e parë dhe pati shumë tentime”, tha fillimisht Ancelotti.
“Por, gjërat ndryshuan pas pushimit. Ne iu bëmë shumë presion. Mendoj se e merituam golin që shënuam. Në fund, një barazim ishte rezultat i drejtë”, është shprehur Ancelotti. /Express/