A është koha të heqim dorë nga Darvinizmi?

Për shekuj me radhë kemi pranuar teorinë e evolucionit të Çarls Darvinit, por në librin e tij të ri “COSMOSAPIENS”, Xhon Hends vë në pikëpyetje hipotezën tonë se si evoluan njerëzit

Në një konferencë historike ndërkombëtare të mbajtur kohët e fundit, nën kujdesin e Shoqërisë Mbretërore dhe Akademia Britanike, disa oratorë bënë thirrje për një rishikim të teorisë së evolucionit biologjik, që ka qenë kryesisht e padiskutueshme në Britaninë e Madhe dhe SHBA për rreth 70 vite. Kjo paradigmë – një kombinim i Darvinizmit, gjenetikën e popullatës, dhe asaj çfarë Frensis Krik e ka quajtur dogma qendrore e biologjisë evolucionare – është e njohur si NeoDarvinizmi, apo Sinteza Moderne.

E popullarizuar nga Riçard Doukins në vitin 1976 me librin e tij bestseller “Gjeni egoist”, ai është një model statistikor i vërtetuar jo nga vëzhgimet apo eksperimentet, por nga modelet e lojërave të thjeshta të huazuara nga teoritë ekonomike të viteve 1940. Folësit në konferencë tërhoqën vëmendjen për disa mekanizmave të mbështetura empirikisht, të shqyrtuara se bashku me çështje të tjera në librin “COSMOSAPIENS:Evolucioni i njeriut nga origjina e universit”. Disa nga këto janë identifikuar vetëm kohët e fundit, por të tjerët kanë qenë të njohura për shumë vite dhe u injoruan, hodhën poshtë dhe madje edhe shtypën nga ana e estrabilishmentit anglo-amerikan të biologjisë, që filloi ta trajtojë NeoDarvinizmi, si një teori të besueshme.

Parimet përcaktuese të NeoDarvinizmit janë:

Mutacionet e rastësishme të gjeneve, shkaktojë krijimin e tipareve në format e jetës individuale, të cilat mundësojnë një konkurrencë të suksesshme Darviniane për mbijetesë dhe riprodhim;

këto mutacione të rastësishme gjenesh, përhapen nëpër rezervuarin e gjeneve të popullatës me anë të riprodhimit seksual;

këto mutacione gradualisht grumbullohen në rezervuarin e gjeneve të popullsisë mbi dhjetëra, në mos qindra, mijëra breza, deri sa popullata të jetë shndërruar në një specie të re;

informacioni rrjedh në një drejtim, nga një gjen tek një organizëm.

Nuk ka asnjë dëshmi vëzhgimore ose eksperimentale, që mbështet evolucionin e një specie të re me këtë mekanizëm NeoDarvinian. Përkundrazi, konkurrenca darviniane shkakton fenomenin më të përhapur biologjik, shkatërrimin e specieve. Pasuesit e këtij besimi gjeno-centrist hodhën poshtë 98 për qind të gjenomit njerëzor që nuk përbëhet nga gjene si “ADN-ja e vjetër”.

Nga ana tjetër, një studimi i gjerë i vitit 2012 tregoi se rreth 80 për qind e kësaj “ADN-je të vjetër” përfshin rrjetet bashkëpunuese që rregullojnë si dhe kur funksionojnë gjene të caktuara. Ndërkohë, bashkëpunimi në mënyra të ndryshme karakterizon shumicën e mekanizmave alternative që mund të gjenerojnë me shpejtësi një specie të re.

Për shembull, simbiogjeneza, është procesi përmes të cilit dy organizma të ndryshëm një-qelizorë si bakteret, bashkëpunuan për mbijetesën e tyre të përbashkët, dhe pastaj u bashkuan

për të formuar një organizëm të tretë shumë më kompleks, një anëtar të një specie të re. Simbiogjeneza seriale, shpjegon se si format e para dhe shumë të thjeshta të jetës në Tokë, evoluan në një shumëllojshmëri të gjerë llojesh, nga bimët tek kafshët.

Transferimi horizontal i gjeneve, përfshin një organizëm që kërkon menjëherë ADN-në ,

shpesh nga një organizëm i një specieje të ndryshme, që nga ana e vet krijon një lloj organizmi të tretë me karakteristikat e së parës. Rreth 80 për qind e gjenomit të shumicës së specieve në planet, janë të krijuara në këtë mënyrë, në vend se nga prejardhja vertikale Darviniane e modifikuar gjatë dhjetëra mijëra brezave.

I gjithë gjenomi i dyfishuar gjatë riprodhimit, krijon një organizëm me kopje shtesë të të gjithë gjenomit të një specie në qelizat e tij, duke shkaktuar një evolucion më të madh të kësaj specie. Kjo është e njohur të jetë e përhapur në mesin e peshqve dhe amfibëve. Ekzistojnë dëshmi se ajo gjithashtu ndodh edhe tek zvarraniket dhe minjtë. Për më tepër, studimet e gjenomit njerëzor, sugjerojnë fuqimisht se kjo ka ndodhur të paktën dy herë në prejardhjen e njeriut.

Të dhënat nga sistemet e biologjisë tregon se në vend se gjenet të diktojnë evolucionin e organizmave, i gjithë sistemi i gjenomit, qelizat, indet, organet dhe mjedisi i tyre është një tërësi dinamike interaktive, pa asnjë nivel të privilegjuar të shkakësisë për evolucionin. Ishte me vend që konferenca u mbajt në Shoqërinë Mbretërore, moto e së cilës është “Nullius in Verba”, që do të thotë “mos pranoni asgjë mbi autoritetin”.

Shkenca përparon vetëm nëse hedhim poshtë teoritë që nuk përshtaten me provat, dhe zhvillojmë teorive të reja që e shpjegojnë atë. Ndërsa disa folës mbrojtën paradigmën aktuale, të tjerë bënë thirrje për një zgjerim të sintezës NeoDarviniane të evolucionit për të akomoduar këto alternativa. Megjithatë, këto mekanizma e kundërshtojnë NeoDarvinizmin. Nuk mund të zgjerohet diçka që është prishur. Pas 70 vjetësh është koha të ecim përpara, dhe të përdorim idetë e mbështetura mbi prova, për zhvillimin e një paradigmë të re të biologjisë evolucionare.

“BBC Focus Magazine” / www.bota.al

Temat
Fun

Të afërta