Erdogan: Edhe Vëllazërinë Myslimane mund ta shpallim organizatë terroriste

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani, në një intervistë të dhënë gjatë vizitës nëpër vendet e Gjirit, është shprehur se do ta trajtojnë si organizatë terroriste edhe Vëllazërinë Myslimane, nëse ata armatosen

Gjatë vizitës së tij në të tria vendet e Gjirit, presidenti i Turqisë ka folur për “El-Arabija”-n, një prej stacioneve televizive më të ndjekura në botën arabe, dhe është shprehur se ata mund të trajtojnë si organizatë terroriste edhe Vëllazërinë Myslimane (Ihvani Muslimin).

Pasi është shprehur se Turqia ka më shumë se kurrë nevojë për vendet e Gjirit, ai ka dhënë të kuptohet edhe se nga çasti në çast Turqia mund të shpallë si “organizatë terroriste” edhe “Vëllazërinë Myslimane”. “Bëhet fjalë për një organizëm me bazë mendimin, mirëpo, nëse armatosen, ne do t’i shohim ata si terroristë,” – është shprehur ai.

Temat
BotëLajme

Të afërta