E pabesueshme! Djali sheh shpirtin e babit në një video-lojë

“Player 2” bazohet në tregimin e djalit, i cili ishte rritur duke lozur me video-lojëra me babanë e tij. Ata me të vërtetë kënaqeshin në shoqëri të njëri-tjetrit, duke lozur kryesisht.

Por, gjërat morën rrjedh të pakëndshme, kur i ati i djalit papritmas vdiq. Kjo ishte një situatë aq emocionale, saqë e kishte shpënë djalin në një dëshpërim të plotë. Ai më nuk kishte prekur video-lojë me dorë dhe jetonte vetëm me kujtimet e bukura derisa babai i tij ishte gjallë. Iu deshën dhjetë vjet të tëra që të fillonte përsëri të luante, kur kishte mbushur të 16-tat.

Ndjenjat ndoshta më nuk ishin të njëjta, por realiteti ishte i tillë, që ai më nuk kishte me kë të luante. Por, ai përkundër kësaj, vendosi që të luante kundër kompjuterit. Në atë moment, në ekranin e kompjuterit ai sheh një gjë të pabesueshme. Figurën e vet të vdekur tanimë, gjë që e bëri të luante me një zell të vjetër, të njohur për të.

Temat
Përgjithshme

Të afërta