Reperi i njohur kanadez, Drake, është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit për shkak të marrëdhënies së tij me mjaft emra të njohur, si Rihanna, JLo, Madonna etj. Duket se “epoka e artë” e të dashurave të famshme ka përfunduar.
Drake ka festuar mbrëmjen e kaluar fundin e sezonit britanik të turneut “Boy Meets World” në një nga “club”-et më të njohur të Londrës, “Paper Nightclub”, por përveç atmosferës është vënë re edhe mungesa e VIP-ave, që nuk kanë munguar pothuajse në asnjë festë të reperit.
Përveç kësaj, ai është parë i shoqëruar nga striptiste, të cilave u ka hedhur plot 40,000$ teksa kërcenin me të.
Reperi i “Work” është ngjitur edhe në skenë duke ndezur akoma dhe më shumë atmosferën në “club”.
Temat
Showbiz