Deshifrohet struktura molekulare e receptorit të marijuanës

Zbulimi i këtij receptori do të ndihmojë në zhvillimin e medikamenteve të reja dhe për të kuptuar më mirë risqet e përdorimt të mariuanës.

THC ose delta-9-tetrahidrocannabinol është subtanca kryesore psikoaktive që u gjet tek bima, përgjegjëse për efektet e kësaj droge mbi trurin njerëzor.

Megjithatë mekanizmat konkrete se pse ndodh ky ndryshim në mëndje nuk janë shumë të qartë. Një ekip nga Universiteti i Kalifornisë të Insitutit të Abuzimit me Drogërat ka krijuar imazhin më të qartë deri tani se si THC-ja lidhet me një receptor kanabinoid specifik në tru për të prodhuar konsumimin e mariuanës.

Ky receptor specifik është CB1 (receptor kanabinoid tipi 1) që është prezent në sipërfaqen e shumë qelizave nervore në të gjithë trurin. Receptori CB1 është objektivi kryesor për THC dhe kanabinoidet sintetike dhe kjo është arsyeja se pse ekipi i kërkuesve u përqendrua më shumë tek struktura e këtij receptori dhe se si funksionon me molekulat specifike.

Shkencëtarët sintetizuan molekulën AM6538 dhe e aplikuan tek receptorët CB1 që lejoi më pas përcaktimin e strukturës së receptorit, pra një hartë e strukturës molekulare të “receptorit për mariuanën”. Përmes një modeli 3D të receptorit CB1 ekipi mori detaje se si THC-ja dhe kanabinoidet sintetike funksionojnë me receptorin për të prodhuar alterimin mendor.

Me pak fjalë THC-ja lidhet me receptorët CB1 për të prodhuar efektet e saj. “Tani që kemi strukturën e CB1-it mund të fillojmë të kuptojmë se si këto ndryshime në strukturën e medikamenteve mund të prekin receptorin,” – shpjegon Raymond Stevens, udhëheqësi i kërkimit.

Sipas shkencëtarëve ky zbulim mund të ndihmojë në zhvillimin e medikamenteve të reja, derivate të mariuanës si dhe mund të ndihmojë për të kuptuar më mirë risqet e konsumimit të saj.

Temat
Fun

Të afërta