Bejli: USAID nuk punon për rënimin e qeverisë së Maqedonisë

Ambasadori amerikan Jess Bailey në intervistën dhënë TV SItel ka komentuar edhe për procesin e desorosizimit të cilin e theksoi VMRO-DPMNE-ja pas zgjedhjeve. Bailey thotë se USAID nuk punon kundër qeverisë por ajo është e angazhuar që krizës ti jepet fund dhe vendi të drejtuhet nga ana e duhur, transmeton Gazeta Express.

“Se USAID është duke punuar për të përmbysur qeverinë thjesht nuk e vërtetë. Më lejoni t’ju them se ne mbështesim përmes grandeve tona për shembull Fondacionin “Shoqëria e Hapur”. Ata menaxhojnë një grant për “pjesëmarrje qytetare”.

Çfarë do të thotë kjo? Pra, gratë në Tetovë të punojnë së bashku për përmirësimin e barazisë gjinore në mjedisin e tyre, në komunën e tyre.

Pjesëmarrja e qytetarëve do të thotë që edhe të rinjte në Veles dhe Dellçevë të punojnë për të përmirësuar dhe për të zbukuruar mjedisin e tyre.
pra, edhe banorët e Manastirit t’i parashtrojnë pyetjet e tyre për mjedisin jetësor dhe ndotjen e ajrit. Kjo do të thotë për në “pjesëmarrje e qytetarëve”.

Dhe e tëra kjo ka të bëjë me grandet e USAID-it. Grantet nuk janë për të mbështetur një ideologji apo parti politike apo diçka të tillë. E gjitha kjo ka të bëjë me krijimin e kushteve për një demokraci aktive dhe të shëndoshë”,ka thënë Jess Bailey nëkëtë intervistë

Temat
BotëLajme

Të afërta