Aktori i ‘shkrin talentin’, ja si e uron bashkëshorten për ditëlindje (Foto)

Aktori i Portokallisë, Marin Orhanasi ka bërë një urim mjaft të veçantë për bashkëshorten e tij.

Nuk mund të mungonin fjalët e ndjera dhe plot dashuri si dhe humori që karakterizon Marinin.

“EDHE 100 Shtojzovallja ime. Do deshiroja tè shkruaja shumè per ty, por pèr 18 vitet qè kemi bashkè e kam te pamundur. Sepse do me duhej te rrija 180 vite vetèm per tè pèrshkruar se sa te dua.

Plus qe duhet tè iki ne punè . Kemi kaluar gjithçka bashkè e shumè do kalojmè. Tè kam patur e tè kam, atè pèr tè cilèn i jam lutur Zotit nè èndèrrat e mia. Akoma habitem se si Zoti mè solli…TY. Je ti ajo qè mè mban gjallè buzèqeshjen.

Je ti ajo qè ma ndrydh zemèrimin. Qè mè bèn tè qaj nga tè qeshurat. Je ti ajo qè mè dhurove eliksirin e pèrrallès tonè, MAIDIN. Je ti ajo qè mè thua: “Na 5 mijè lekè, prishi me shokèt dhe kthe kusurin”. Thjeshtè ty nuk mundem tè t’rezistoj. Tè shkruaj per ty e tè tè dua, èshtè sa njè kokèrr rère ne mes tè shkretètirès. Kaq pak. Ti je e pakrahasueshme o kolibri im.

Faleminderit qè mè bèn tè rilind çdo çast brenda teje.
ps: Mos u tèrbo sot è…100 mijè lekè kam me vete.”-shkruan aktori.

Temat
Showbiz

Të afërta