Urimi i veçantë i kryetarit legjendar

Kryetari legjendar i Partisë së Fortë, Visar Arifaj, ka uruar në mënyrë të veçantë Ditën e pavarësisë së Kosovës
“Si shoqni, kemi tendenca me u tutë prej gëzimit. Edhe kur keshim shumë, gjith osht dikush që thotë “hajr ishalla” tu u tutë se mos qai gëzim barazohet me diçka t’keqe”, ka thënë Atifaj.

Ai ka apeluar shoqërinë që të mos frikësohen të festojnë, sot, nesër e pasnesër.Statusi i plotë:“Po, Kosova ka shumë probleme. Uroj që edhe n’t’ardhmën, pritshmëritë tona me i kapërcy arritjet se veç qashtu ecët përpara.Kurrë nuk muj me e harru çfarë feste ka qenë 17 shkurti 2008.

Për mu, nuk osht datë e auditimit, që me vlerësu çka kemi bo deri tash, sado që reflektimi osht sport i nevojshëm. 17 shkurti osht festë! E për njerëzit që e kanë jetu fundin e shekullit t’kalumë, 17 shkurti duhet me qenë festa ma e madhe ndonjiherë (nejse, përveç martesave për do-do).Shoqni e dashtun, mos u tutni prej gëzimit! Osht shnetë.

Qai gëzim që e kemi pasë para 9 vjetëve e meriton me pasë repriza çdo vit tjetër pa marrë parasysh rrethanat. E meritojmë edhe na si njerëz!Osht shnetë.Gëzuar!p.s. sonte kon nuk e shoh qorr t’pitë i thom tradhëtar (ose ia qes nji gotë raki (ose çka po di))

Temat
Përgjithshme

Të afërta