Urime, 9 vjet shtet

Republika e Kosovës sot feston nëntëvjetorin e Pavarësisë, për të cilën janë planifikuar aktivitete të shumta në të gjitha qytetet e Kosovës
Kurse kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se 17 Shkurti 2008, është futur në historinë e Kosovës, falë kontributit me dekada të punës, vizionit dhe përkushtimit të popullit për të jetuar i lirë dhe i barabartë me vendet tjera të botës.

Në nëntor 2005 filloi zyrtarisht procesi për vendosjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Kosova nga viti 1999, pasi që forcat serbe u detyruan ta lëshonin Kosovën, ka qenë e administruar nga misioni i Organizatës së Kombeve të Bashkuara UNMIK, dhe institucionet demokratike të Kosovës: Kuvendi, Presidenti dhe Qeveria e Kosovës.

Edhe pse Serbia nuk ka kontroll mbi Kosovën, në rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit, disa herë përmendet se Kosova është protektorat i OKB-së, por juridikisht pjesë e Republikës Federale të Jugosllavisë.

Sipas kësaj rezolute OKB ka përgjegjësin për administratën civile kurse NATO për sigurinë në Kosovë. Thuhet se shtetet mike të Kosovës në vitin 1999 donin që ta mos përfshini në rezolutë fjalën Jugosllavi, por Rusia që ka të drejtë të vetos në Këshillin e Sigurimit, këmbënguli.

Më 2 shkurt 2007 i dërguari special për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, dorëzoi propozimin e tij në Prishtinë dhe Beogradit. Edhe kosovarët por edhe të huajt janë të mendimit se kjo do të çoj drejt krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës. Lexo më shumë për këtë më poshtë.

Pas disa bisedimeve Kosova u shpall, më 17 shkurt 2008, shtet i pavarur.

Temat
OpinionePërgjithshme

Të afërta