Spanjë, princesha lirohet nga akuzat

Princesha e Spanjës Kristina, motra 51-vjeçare e mbretit Felipe dhe e gjashta ne linjën e trashëgimisë se fronit, është liruar nga akuzat per shmangie te taksave.

Megjithatë, bashkëshorti i saj, Inaki Urdangarin, është dënuar me 6 vjet e tre muaj burg nga Gjykata e Majorkës.

Ai akuzohej se kishte përdorur lidhjet e tij mbretërore per te gjeneruar te ardhura nga bizneset, te përdorura me pas per qëllime private.

Çështja shpërtheu ne vitin 2010 dhe u shndërrua ne simbol te korrupsionit te radhët e elitave spanjolle, përfshirë ketu edhe familjen mbretërore.

Ne këtë skandal u hetuan 16 zyrtare te larte, përfshirë edhe ish-kryeministrin Jaume Matas, i cili u dënua me tre vjet e tete muaj burg.

Princesha Kristina u be anëtarja e pare e familjes mbretërore spanjolle qe u përball me nje çështje gjyqësore qe nga rikthimi i monarkisë ne vitin 1975

Temat
Lajme

Të afërta