Lloji i emocioneve që t’i rrezaton luan një rol të madh, nëse të tjerët do të të duan pranë apo jo. Ja se si të jesh më magnetik dhe i pëlqyeshëm
pozitive energy
Në këtë momentë ka një aureolë energjie përreth teje që të tjerët mund ta ndiejnë. Pa thënë asgjë, t’i mund të lëshosh një ndjesi paqeje, qetësie dhe ndjenjash pozitive që mund të frymëzojnë, ngrejnë moralin dhe energjizojnë njerëzit me të cilët je në kontakt.
Nga ana tjetër, ti mund të sprapsësh njerëzit duke lëshuar emocione negativë si tensioni, ankthi dhe zemërimi. Njerëzit që veprojnë kështu quhen vampirë të energjisë, thotë Dr. Judith Orloff, psikiatre dhe autore e disa librave, përfshirë “Energji pozitive: 10 receta të jashtëzakonshme për të
transformuar lodhjen, stresin dhe frikën në vibrim, forcë dhe dashuri”. “Këta janë njerëz që mund të të thithin të gjithë energjinë dhe mund të të bëjnë të lodhur e të depresuar, të të lodhin aq shumë sa të ndihesh gjithë kohës sikur je i lodhur”, thotë ajo.
Mos u bëj ai person, në asnjë mënyrë. Nëse dëshiron të kesh sukses në biznes dhe në jetë, duhet të synosh të jesh magnetik, i pëlqyeshëm dhe një person me të cilin të tjerët do të duan të rrijnë. Me fjalë të tjera, duhet të lëshosh energji pozitive. Ja këshillat e Orloff.
Ndrysho mendimet
Nëse ke mendime negativë, thjeshtë ndalu. Fokusohu qëllimisht në gjërat pozitive që të ndodhin në jetë. “Le të themi që po bëhesh një viktimë. Si për shembull: i gjori unë. Të gjithë janë kundër meje. Askush në punë nuk më vlerëson. Nuk do të kem asnjëherë rritje page. Në këtë mënyrë e fut veten në një valë negative”, thotë ajo. “Duhet të ndalesh e të mendosh: JO nuk do të shkoj aty. Ja si ta mendosh:
Imagjino që vetëm komoditetet modernë kanë rritur në mënyrë të jashtëzakonshme cilësinë tënde të jetës, krahasuar me miliarda njerëzit që kanë jetuar dhe vdekur në këtë planet gjatë historisë. Ke gjëra të panumërta për të qenë mirënjohës.
Përmirëso humorin
Dëgjo muzikë të mirë. Kërko një shaka apo një të qeshur me gjithë zemër. Bëj seks sa herë të kesh mundësi. Ose angazhohu në atë që Orloff e quan “meditimi treminutësh i energjisë pozitive”. Kjo do të thotë të mbyllësh derën që të mos shpërqëndrohesh, të relaksohesh dhe të fokusohesh në një imazh shumë të bukur e të fuqishëm, si një perëndim dielli apo një ujëvarë. “Për vetëm tre minuta fokusohu në dicka shumë pozitive”, thotë ajo.
Kujdesu për trupin
Së pari, bëj ushtrime. Kjo bën që endorfina – e cila shërben si morfinë në trup – të rrjedhë papushim, e si pasojë të nxisë ndjenja pozitive. Ha fruta, zarzavate dhe ushqime të tjerë të shëndetshëm. Shmang sheqerin dhe sodën dietike. Kufizo konsumin e alkoolit dhe kafeinës.
Trajtoji mirë të tjerët
Mos u merr me thashetheme. Shiko se si t’u shërbesh të tjerëve, të ndihmosh kolegët dhe të shtosh dicka pozitive në mjedisin tënd. Orloff gjithashtu sugjeron të heqësh dorë nga krahasimet, domethënë të pushosh së kërkuari atë që kanë të tjerët. “Në vend të kësaj, fokusohu tek ajo që ke dhe nëse admiron dikë, mëso prej tyre”, thotë ajo. “Zilia dhe xhelozia krijojnë energji negative”.