Janë disa gjëra që gjithmonë duhet t’i mbani për vete. Nëse i thoni botës për to, nuk do ju sjellë ndonjë gjë të mirë. Ja shtatë prej gjërave më të rëndësishme, që mendohet se gjithmonë duhet t’i mbani për vete.
Mos i zbuloni planet tuaja më ambicioze. Heshtni, deri kur të keni arritur t’i përmbushni. Plane të tilla shpesh kanë pika të dobëta dhe pjesë të menduara jo dhe aq mirë, që nuk i keni vënë re; kështu që, hanset janë që dikush t’i pikasë kollaj, duke ju bërë ju të shkurajoheni qoftë edhe për t’i kapërcyer ato.
Mos ndani qëllimisht informacione për punë të mira apo bujare që bëni. Virtyti më i madh është që të bëni diçka të mirë, pa pritur që t’ju njihet. Nëse mburreni për gjëra të tilla, shumë shpejt do të shkoni drejt arrogancës.
Nëse ndjeni nevojën, ndoshta duhet të vlerësoni se përse po i bëni këto gjëra – prej altruizmit, apo dëshirës që t’ju vlerësojnë dhe lëvdojnë?
Kurrë mos zbuloni sekretet e stilit tuaj të jetesës. Nuk ia vlen të mburreni se si keni hyrë në dietë, apo kapërcyer zakonin e të fjeturit shumë në mëngjes, apo që keni ndalur së ngopuri oreksin tuaj për seks. Nëse keni hequr dorë nga kënaqësitë tokësore për qëllime spirituale, atëherë nuk ka kuptim të flisni për këtë
– gjendja juaj emocionale ka nevojë të jetë në harmoni, dhe dëshira për t’u bërë përshtypje të tjerëve është një shenjë që në fakt harmoni nuk ka.
Një tjetër gjë për të cilën duhet të ruani sekretin, janë ato momente kur keni treguar kurajë apo heroizëm. Të gjithë përballemi me sfida të ndryshme përditë
– në botën e jashtme dhe atë të brendshme, në mendjen tonë. Arritja juaj është që të përballni të dyja, dhe për këtë do të shpërbleheni. Nuk ju takon ju të vendosni nëse ia vlen të shpërbleheni – brenda vështirësisë ndodhet dhe mësimi.
Kurrë mos ndani mendimet tuaja për atë që e konsideroni dijen tuaj të iluminuar mbi universin si dhe për çështjet e jetës dhe vdekjes. Eshtë vetëm interpretimi juaj, dhe jo e vërteta objektive, dhe shanset janë që t’i dukeni mospërfillës të tjerëve, kur përpiqeni t’i bindni se e kanë gabim. Vetëm në raste të rrala dikush do të përfitojë prej mendimeve tuaja mbi temën.
Nuk ia vlen t’u zbuloni të tjerëve konflikte apo probleme në jetën tuaj familjare. Mbani gjithmonë parasysh: sa më pak sekrete të tilla të familjes tuaj u zbuloni të tjerëve, aq më të fortë do të jeni. Gjëra të tilla zgjidhen vetëm në privatësinë e shtëpisë suaj, mes njerëzve të afërt.
Sa më shumë ankoheni tek të tjerët për ta, aq më e vështirë do të jetë të kapërceni këto probleme.
Mos flisni për gjithë gjërat e papëlqyeshme që keni dëgjuar njerëzit të thonë apo bëjnë. Ashtu si është e mundur t’ju bëhen rrobat pis, ashtu mund të ndosni edhe mendjen.
Dhe njeriu që përsërit gjithë marrëzitë dhe pisllëqet që dëgjon dhe sheh të ndodhn në botë, sapo kthehet në shtëpi, nuk ndryshon shumë nga ai që harron të heqë këpucët me baltë kur futet brenda shtëpisë. /bota.al