Në shikim të parë, shpella Devetashka në Bullgari është e çuditshme, por më pas mund ta shihni që brenda saj qëndron një bukuri e vërtetë – me një histori 70,000 vjeçare të gdhendur në muret e saj.
Shpella ishte zbuluar për herë të parë nga një udhëtar britanik më 1877. Më 1912, shpella ishte rizbuluar nga një shkencëtar lokal.
Ndryshe nga shpellat e tjera, kjo shpellë duket se ishte përdorur si një bazë sekrete ushtarake, transmeton Gazeta Express.
Arkeologët besojnë se shpella ishte shtëpi e njerëzve në kohën e Paleolitit, dhe se shumë artefakte janë në shpellë që e dëshmojnë këtë.
Fotografi George Palov e eksploroi këtë shpellë historike, duke e dokumentuar atë përmes disa fotografive të bukura. Aty ai gjeti mbetje të ndryshme, dyer të tuneleve dhe çka jo tjetër.