Fenomeni brazilian, Ronaldo, ka treguar të vërtetën e frizurës që bëri në finale të vitit 2002
15 vite që nga botërori i Koresë dhe Japonisë, ish sulmuesi më i mirë në botë, Ronaldo, ka zbuluar arsyen pse vendosi të ndryshojë stilin e flokëve, stil ky që tërhoqi vëmendjen e gjitha mediave botërori.
Interesante është fakti se Ronaldo e bëri këtë pikërisht për të tërhequr vëmendje, në mënyrë që mediat të mos flisnin për lëndimin që kishte braziliani para asaj finale.
“Gjatë Kupës së Botës kisha dhimbje në ije të këmbës dhe frika për të luajtur ishte 60 për qind. Unë vetëm për lëndimin po flisja, dhe pastaj me atë frizurë në kokë, askush nuk fliste më për lëndimin tim”, ka zbuluar Ronaldo.
Kujtojmë se Ronaldo shënoi dy golat për Brazilin në fitoren prej 2:0 ndaj Gjermanisë në finale. /Express/https://youtu.be/B32Mvaxs1pM