Republika e papunësisë

Papunësia në Kosovë vazhdon të jetë njëri nga problemet thelbësore të qytetarëve të vendit. Nëntë vite pas shpalljes se pavarësisë së Republikës së Kosovës, papunësia sipas shifrave zyrtare është 26.2 për qind. Kurse, për çdo vit, në tregun e punës hyjnë 25 deri 30 mijë të rinj.

Përvjetori i nëntë i pavarësisë, Kosovën po e gjen të renditur si vendin më numrin me të lartë të te papunëve në Evropë.

E premtimet se shifrat papunësisë do të ulen nuk kanë të ndalur. Një premtim të tillë ditë më parë e ka dhënë edhe vetë shefi i qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa.

Ai madje tha se gjatë këtij viti pritet të krijohen rreth 25 mijë vende të reja të punës, shifër kjo që mund të ulë normën e papunësisë nën 20 për qind, nga 26 për qind që regjistrohet aktualisht.

“Brenda dy viteve norma e papunësisë ka rënë nga rreth 35 për qind në 26 për qind. Për dy vjet kemi krijuar mbi 20 mijë vende pune.

Po ashtu jam i bindur se papunësia është edhe më e ulët se këto shifra. Këtë vit do të hapim rreth 25 mijë vende të reja të punës. Po ashtu presim që norma e papunësisë të ulet nën 20 për qind”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Premtime se do të hapën vende të reja të punës dhe se papunësia do të bije, po jep edhe ministri i Punës, Arban Abrashi.

Ai madje thotë se kjo qeveri do të përmbush edhe premtimin e dhënë për punësim të 120 mijë kosovarëve.

Temat
Përgjithshme

Të afërta