Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur në Charlotte, në Karolinën e Veriut ku një aeroplan i “American Eagle” në momentin e uljes, ka përplasur një dre, që po kalonte në pistë.
Përplasja ka shkaktuar dëmtim në njërën anë të aeroplanit duke shkaktuar rrjedhje të karburantit dhe një rrezik të madh për zjarr.
Aeroplani që pothuajse vazhdonte të lëvizte është detyruar të rrotullohet dhe të ulet në tokë. Të 44 pasagjerët nuk kanë pësuar asnjë dëmtim. /albeu.com/
Temat
Lajme