Në lidhje me protestën e ditës së nesërme reagoi edhe Partia Demokratike, duke theksuar se nuk ka orar të përcaktuar për përfundimin e protestës.
PD hedh poshtë çdo insinuatë të dalë në media me burime anonime, sikur do ketë skenar për të provokuar policinë.
Protesta do të zhvillohet te bulevardi “Dëshmorët e Kombit” para Kryeministrisë. Ndërkohë sot burime nga policia thanë që mund të ketë skenar për të provokuar policinë dhe të ketë përplasje.
Masat e policisë do të jenë të ngjashme me protestat e mëparshme, ndërsa priten rreth 1000 forca policie nga komisariatet; Njësia Shqiponja, Forcat Operacionale dhe ato të Ndërhyrjes së Shpejtë.
“PD deklaron se protesta neser do te nise ne oren 12 dhe nuk ka te percaktuar orar perfundimi. PD hedh poshte cdo insinuate te dale ne media me burime anonime, sikur do kete skenar per te provokuar policinë”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë sot Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aleatët, gjatë gjithë ditës së sotme Basha do ketë takime intensive me strukturat e PD-së për përcaktimin e strategjisë.