PAMJE TË RËNDA/ Betonierja masakron qytetarin, i hapen trutë në mes të qytetit (Fotot)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e “Skelës” në Vlorë.
Një automjet tip betoniere përplasi për vdekje një qytetar që ishte duke lëvizur me Biçikletë.

Viktima është mashkull, rreth të 50-ve.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 13:38, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekje, në Vlorë.

Aksidenti i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit pranë rrethrrotullimit të skelës, ku një automjet tip “Betoniere Iveko” me targë VL 3586 C, me drejtues shtetasin B.H., rreth 56 vjeç, ka aksidentuar një person i cili po qarkullonte me biçikletë.

Për pasojë shtetasi i dëmtuar ka ndërruar jetë në vend.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit “Iveko” shtetasin B.H., me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme për zbulimin e shkaqeve të aksidentit.

Temat
Përgjithshme

Të afërta