“Nuk pushonte së qari, bënte naze” Gruaja rreh për vdekje fëmijën 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë raportohet nga mediat italiane, lidhur me vdekjen e një foshnje 3 vjeç.
Një nënë moldave, ka rrahur për vdekje fëmijën e saj. kështu të paktën ka deklaruar ajo para hetuesve, lidhur me vdekjen e fëmijës, e regjistruar që në Janar të këtij viti.

“Nuk pushonte së qari, bënte shumë naze, e rraha se doja të kuptonte”. mësohet të jetë shprehur nëna.

Kaq ka mjaftuar që policia italiane të marrë nën hetim edhe partnerin e saj, një emigrant shqiptar i cili dyshohet edhe ai për ushtrim dhune ndaj foshnjës.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, por sipas policisë ai nuk është i panjohur për karabinierët, pasi ka akzua për shfrytëzim prostitucioni.

Ka qenë vetë nëna që pasi e rrahu për vdekjen foshnjën e vet njoftoi urgjencën duke i kërkuar ndihmë, pasi fëmija nuk po reagonte.

Temat
Përgjithshme

Të afërta