Ermal Mamaqin dhe Amarda Toskën i njohim prej vitesh, madje edhe përpara se ata të njihnin e të dashuronin njëri-tjetrin.
E kanë nisur herët karrierën televizive, gjatë rrugëtimit të së cilës u bënë çifti i famshëm e i dashur që janë sot. E duke qenë të tillë, sigurisht kuptohet që kurioziteti për të zbuluar detaje private nga jeta e tyre është gjithnjë i madh. E një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre është edhe familja e secilit.
Sot po iu prezantojmë me pjesën tjetër të familjes Mamaqi, marrë shkas nga një album ditëlindjeje. Vëllai i Ermalit i cili është DJ, Ermiri, ka ndarë me të gjithë imazhe nga dita kur babai i tyre kishte ditëlindjen.
Atë ditë qëlloi që aktori bashkë me prezantuesen dhe të birin Joel ndodheshin jashtë vendit, për pushime dimërore. Ndaj prindërit e tij festuan me Ermirin, bashkëshorten e tij dhe fëmijën e tyre. Një album momentesh të lumtura nga gjysma tjetër e familjes…/ revistawho.com/