Luis Suarez mendon se Barcelona ka skuadër për të shkruar historinë, duke përmbysur rezultatin prej 4:0 të Paris Saint Germain
Për shumë kë Barcelona tashmë është e eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes 4:0 në Francë nga PSG-ja. Por, sulmuesi Luis Suarez, mendon të kundërtën, pavarësisht se kampionëve të Spanjës u duhen pesë gola për të kaluar tutje.
“Kjo humbje dhemb. Është normale se ndiheni keq kur humbisni me rezultat të tillë, sidomos në këtë fazë të Championsit. Por, mendoj se kjo skuadër mund ta tejkalojë këtë. Jemi të bashkuar. Fajtor jemi të gjithë, humbim së bashku, fitojmë së bashku”, tha Suarez.
“Nëse në Camp Nou shënojmë dy gola në 45 minutat e pjesës së parë, gjithçka mund të ndodhë. Kemi nevojë për tifozët tanë më shumë se kurrë më parë”, shtoi ai.
“Është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe ne besojmë në mbështetjen e tyre, pasi kur kemi ata prapa – ne në fushë japim maksimumin për të bërë punën tonë”, theksoi mes tjerash Suarez. /Express/