Memeti: Institucionet injorojnë sugjerimet e Avokatit të Popullit

Qeveria nuk merr parasysh rekomandimet e Avokatit të Popullit, kurse bashkëpunimi me institucionet shtetërore është në nivel të ulët, thotë udhëheqësi i këtij institucioni, Ixhet Memeti, në një intervistë për Rel.

Këto rekomandime përveç se nga mediat, nga askush tjetër nuk u morën për seriozisht dhe shton, se si rezultat i bashkëpunimi të rënduar ndërinstitucional, një pjesë e lëndëve gjyqësore nuk kanë pasur epilog, njofton Gazeta Express.

“Rekomandimet e përgjithshme si rezultat i gjendjes së rënduar të sektorëve të ndryshëm shtetëror qëndrojnë në sirtarët e Parlamentit. Legjislativi ose nuk do, ose është sjellë në këtë gjendje që të mos ketë mundësi që të ushtrojë kontroll mbi ekzekutivin, kurse rekomandimet e obdusmanit lidhen më atë se ato janë mjete në duar të legjislativit që të kontrollojë ekzekutivin dhe të përmirësojë gjendjen, në drejtim të miratimit të ligjeve dhe zbatimin e të njëjtave”, tha Memeti.

Avokati i popullit me keqardhje konstaton se rekomandimet e tija nuk kanë efekt dhe se ai shumë pak mund të të ndryshojë, për deri sa nuk ekziston vullnet politik./GazetaExpres/

Temat
Lajme

Të afërta