Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, ka përjashtuar çdo mundësi të një bashkëpunimi ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Rusinë.
Gjatë një konference në selinë e NATO-s në Bruksel, Mattis është shprehur se për momentin nuk janë kushtet e përshtatshme për një bashkëpunim ushtarak me Rusinë.
Gjithashtu sekretari amerikan i Mbrojtjes ka shtuar se Rusia duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare përpara se të flitet për një bashkëpunim ushtarak.
Komenti i Mattis vjen pas Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, deklaroi se Rusia ishte gati të rifillonte bashkëpunimin me Pentagonin.