Maqedonia e 10-ta në Evropë me vdekjet në aksidente

Para Maqedonisë nga vendet e rajonit radhitet Shqipëria në vendin e katërt, Mali i Zi në vendin e gjashtë dhe Kroacia në vendin e shtatë.

Nga vendet e rajonit, numrin më të ulët të vdekjeve e dëmtimeve nga aksidentet e ka Serbia, që është e përfshirë në zonën jeshile, me rreth 6 dëmtime për 100 mijë banorë.

Ndërsa në Evropë, vdekjet dhe dëmtimet nga trafiku rrugor janë reduktuar ndjeshëm në 30-40 vitet e fundit, në Maqedoni dhe në disa vende të rajonit ka ndodhur e kundërta, shkruan gazeta KOHA e Shkupit.

Të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të përpunuara në Indeksin e Shëndetit të Konsumatorëve nga Health Consumer Powerhouse për vitin 2016 tregojnë se Maqedonia renditet e 10-ta në Evropë për sa i përket vdekjeve në aksidentet rrugore, për 100 mijë banorë.

Para Maqedonisë nga vendet e rajonit radhitet Shqipëria në vendin e katërt, Mali i Zi në vendin e gjashtë dhe Kroacia në vendin e shtatë.

Me rreth 8-9 vdekje për 100 mijë banorë, Shqipëria renditet pas Letonisë, Greqisë dhe Lituanisë, duke u renditur mes 5 vendeve që janë në zonën e kuqe të rrezikut.

Nga vendet e rajonit, numrin më të ulët të vdekjeve e dëmtimeve nga aksidentet e ka Serbia, që është e përfshirë në zonën jeshile, me rreth 6 dëmtime për 100 mijë banorë

Temat
Përgjithshme

Të afërta