Lori Hoxha flet për të ardhmen e vëllait të saj Itan…

Trashëgimtarja e “Top Channel” Lori Hoxha e cila numëron qindra mijëra ndjekës në rrjetin social Instagram, këtë mbrëmje ka biseduar me ta.

Ajo ishte bashkë me të motrën Sara por kjo e fundit nuk preferoi të shfaqej në ekranin e celularit. Gati 2 mijë sy po i ndiqnin motrat Hoxha në kohë reale dhe pyetjet që iu drejtuan Lorit ishin nga më të ndryshmet. Gjithsesi ajo nuk qëndroi gjatë duke i sugjeruar të gjithëve të ndiqnin “The Voice” në “Top Channel”.

“Po e ndiqni “The Voice”? Shihni “The Voice, mos bëni pyetje”, u shpreh Lori. Më tej ndjekësit e pyetën për nipin, vëllain Itan apo edhe për qerpikët. Pyetje të cilave Lori iu përgjigj lehtësisht. “Nipi është për marshalla.

Vëllai do të bëhet futbollist. Qerpikët nuk janë të mitë, sapo i kam bërë. Janë gjëja më e bukur që mund të bëjë njeriu vetëm se është shumë e lodhshme”, tha Hoxha e cila është njëherësh edhe një nga blogeret e modës më të famshme e të suksesshme shqiptare./ revistawho.com

Temat
Showbiz

Të afërta