Këngëtarja Lindita Halimi, e cila pritet të përfaqësojë së shpejti vendin tonë në Eurovizion me këngën “Botë” ka publikuar një video ndërkohë që është duke u përgatitur për këtë performancë.
Në këtë video ajo ka treguar se së bashku me kompozitorin Shpëtim Saraçi janë duke punuar për versionin anglisht të “Botë”. Megjithatë në momentin kur ajo ka hyrë “live” në Facebook duket se ka ndodhur një incident i vogël, të cilin është përpjekur ta ndreqë Saraçi. “Pasioni i këngës e ka bërë të futet aty.
Ne punojmë shumë fortë”,-është shprehur ajo, ndërkohë ai ndodhej poshtë tastierës së miksimit dhe po përpiqej të rregullonte problemin. Të gjithë të pranishmit kanë shpërthyer në të qeshura nga ky çast.
Exclusive : 🇦🇱🇽🇰Live from Studio in Tirana working on "Bote"
Posted by Lindita Halimi on Freitag, 17. Februar 2017