Në shtëpinë e aktores së serialit “Dashuri e ndaluar”, Beren Saat, ka ndodhur një incident.
Banesa e cila ndodhej në Arnavutkoy (fshati shqiptar) – një nga lagjet më historike të Stambollit, është përmbytur nga uji, shkruan Syri.net.
Sipas medieve turke, kjo ka ndodhur për shkak të shirave të ditëve të fundit, dhe për këtë arsye aktorja së bashku më bashkëshortin e saj janë detyruar të marrin një banesë me qira, deri në momentin që shtëpia e tyre 2,5 milionë dollarëshe, të kthehet në gjendje të mëparshme.
Temat
Showbiz