T’i shtrydhni apo të mos i shtrydhni? Kjo është një dilemë që shumica e njerëzve përballen çdo ditë.
Por, sipas dermatologëve, shtrydhja e puçrrave është një “krim” ndaj lëkurës. Kështu që, shtrydhja e tyre nuk është mënyra më e mirë për të shpëtuar nga ato, dhe madje mund ta bëjë lëkurën edhe më keq.
Aknet janë një nga problemet më të zakonshme të lëkurës gjatë adoleshencës. Më shumë se 80% e adoleshentëve përballen me puçrrat, transmeton Gazeta Express.
Madje, puçrrat mund të dalin edhe më vonë për disa arsye të ndryshme, duke përfshirë edhe çrregullimin e hormoneve që ndryshe quhet edhe “androgjenë”.
Një puçërr është si një çantë e vogël nën lëkurë e cila përmban yndyrë, baktere dhe inflamacion. Shtrydhja e saj mund të rezultojë në përhapjen e tjerave rreth saj, duke e bërë problemin edhe më të vështirë.
Mund të çojë edhe në infeksione dhe errësim të përkohshëm të lëkurës në atë zonë ku shtrydhet puçrra. Kështu, sipas dermatologëve, mënyra më e mirë është t’i trajtoni me ndonjë krem kundër tyre, dhe jo t’i shtrydhni ato. /Gazeta Express