Nuk do të ketë më vuajtje dhe stërmundime për vajzat në palestër, vrapime të lodhshme, apo dieta të stërzgjatura. Sepse me tendencën e re, pak kile me tepër një femre i shkojnë shumë.
Në sfilatat e New York Fashion Week në prezantimin e koleksionit vjeshtë 2017, modelet e kolme janë ato që kanë pushtuar pasarelat.
Sytë dhe objektivat e aparateve fotografikë ishin mbi 27 modele më të shëndosha se të zakonshmet, të cilat ngjallën jo pak reagime e vlerësime.
Kjo ishte një nismë e një pjese të madhe të stilisteve, të cilët preferuan të kishin modele “plus size”, duke dhënë mesazhin e bukura merr forma të ndryshme.
Temat
Showbiz