Kadri Veseli për gazetën europiane: Në kohën e dyshimeve të mëdha, besoni në Kosovë

Në një shkrim autorial të botuar në versionin online të revistës prestigjioze evropiane “New Europe” pikërisht në ditën e shënimit të nëntë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, kreu i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli e përshkruan Kosovën si vend të mundësive, sportit, filmit, lirive njerëzore etj.
“New Europe” revistë e përjavshme që në anglisht botohet nga viti 1993. Selinë e ka në Bruksel, derisa raporton ekskluzivisht për institucionet e Bashkimit Evropian.

Lajmi.net e sjellë të plotë tekstin autorial të Veselit të botuar në “New Europe”

Sipas Gallup, është shteti me mbështetjen më të madhe për NATO-n në botë. Niveli i krimit është më i ultë se në shumicën e kryeqyteteve evropiane dhe rabinët hebrenj nga Nju Jorku ndihen si “yje të rokut” sa herë që vijnë për vizitë, siç shkroi Huffington Post.

Është vendlindja e makiatove më të mira në botë. Është shteti që ka fituar medalje të artë në Rio, në garën e parë për medalje të artë në pjesëmarrjen e parë në një Olimpiadë, pasi u dominua për Oscar me filmin e parë konkurrent në Academy Awards. Ne po ashtu fituam edhe çmimin në BAFTA për një film të realizuar së bashku me miqtë britanikë. Mbizotëron një demokraci liberale dhe jemi krenar që kemi zgjedhur Presidenten e parë femër në regjion dhe jemi i vetmi shtet në Evropën Lindore që i ka të përfshira në Kushtetutë mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBT. Vajzat nga Kosova po ashtu udhëheqin në skenën botërore të muzikës. Kjo është fytyra e ndritur e Kosovës moderne, shteti më i ri evropian që sot mbush 9 vjet. Për këtë arsye unë kam besim tek Kosova. Po, ne kemi shkëndija të herëpashershme të Ballkanit me fqinjtë tanë, por jemi duke punuar shumë për të fuqizuar dialogun mes vete.

Presidenti Hashim Thaçi ka krijuar Komisionin për të Vërtetën dhe Pajtim që të merret me të kaluarën derisa ngjarjet tona vjetore të mirëbesimit kërkojnë dialog për të ardhmen. Vetëm 17 vjet më parë, Kosova ishte një shtet i ndarë nga lufta ku “kasapi i Ballkanit”, Sllobodan Millosheviq nxiti një luftë të gjenocidit kundër shqiptarëve. Buja rreth pavarësisë tonë është ende prezente në nivelet më të larta të politikës botërore. E majta ekstreme anembanë botës nuk ishte e pajtimit me çlirimin e Kosovës nga NATO sepse e konsideronte se ishte bërë një “ndërhyrje imperialiste”, nga figura si Kryeministri i atëhershëm i Britanisë, Tony Blair dhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton.

E djathta ekstreme rreth botës e konsideroi Kosovën si një krijim i “mbetjeve të xhihadistëve myslimanë”, prapë i krijuar nga Blair dhe Clinton. Në fakt, për disa nga figurat më të rënda të spektrit të politikës evropiane, si fundamentalisti dhe vrasësi norvegjez, Anders Behring Breivik, Kosova u bë arsye e thirrjes kundër bazës së politikës së tyre shtetërore. Të jem i sinqertë, në këtë kohë të dyshimeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të raportimit dhe mbrojtjes së teorive të “përplasjeve mes civilizimeve” edhe disa prej raportimeve në media nuk e pranonin realitetin e ri të Kosovës. Një artikull së fundmi në New York Times e përshkroi skenën tonë të artit kontemporan si “dinamike dhe me përmbajtje të elementeve globale nga Venecia deri në Nju Jork”, kurse Kosova u përshkrua si “vend i ekstremizmit islamik”.

Prapë, në përvjetorin e nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, unë besoj se Kosova përfaqëson një tregim të veçantë, një mësim më të madh se jeta, për të gjitha ata që besojnë se mund të ushtrojnë politika të bazuara në principe bazë të standardeve humane dhe politikë të bazuar në krijimin e një bote më të mirë. Kosova i ka sfidat e saj, papunësia është në nivel të lartë, përplasjet dhe mospajtimet mes partive lokale dhe shpërthimet e herëpashershme nacionaliste kanë sjellë disa pamje të padëshiruara në Parlament të cilin unë e udhëheqi dhe pa dyshim, në raport me shoqërinë tonë, ekstremistët fetar kanë zënë një vend të vogël e që janë tematizuar nga gazetarët perëndimorë.

Prapë, siç ua përsëris miqve të Kosovës anembanë botës – konservativ dhe socialist – dhe qytetarëve tanë çdo ditë, dyshoj se ju do të gjeni një cep të botës ku zhvillimi ka qenë më i shpejtë dhe më i madh. Siç mund të dëshmojnë edhe institucionet botërore financiare, ne kemi shënuar mesataren më të lartë të zhvillimit ekonomik në Evropën lindore, në dekadën e fundit. Në kohën e raportimit të post-vërtetës, fakteve alternative dhe lajmeve të rreme, është më e rëndësishme se kurrë më parë të kërkojmë shembuj të veprimit nga komuniteti global që kanë sjellë sukses. Është imperativ që mos të harrojmë ekzistimin e politikave që sjellin ndryshime pozitive në jetën e qytetarëve dhe fqinjëve tanë. Disa shtetas të Kosovës më pyesin se çfarë duhet të bëjnë në Kosovën e re, të mbuluar nga sfidat ekonomike dhe tranzicionin politik.

Dyshime rreth sistemit të tanishëm politik kanë hyrë në të gjitha aspektet e shoqërisë por sidomos ato më të vlefshme – botërisht nga qytetet angleze, deri tek ato në Amerikën perëndimore, dhe sigurisht tek shumë prej fqinjëve në Kosovë. Ne duhet të dëgjojmë zërat e tillë. Në mënyrë që Kosova ta fitojë vetëbesimin dhe ta projektojmë fuqinë tonë si një vend demokratik dhe i qëndrueshëm në Evropë, ne duhet ta mirëpresim momentumin e ri të politikës së plotë. Për homologët e mi politikanë, në kohën e dyshimit, ne duhet të dyfishojmë përpjekjet tona për t’i dëgjuar më shpesh njerëzit, në mënyrë më të drejtpërdrejtë, dhe më të sinqertë. Ne duhet të kemi besim tek Kosova, shteti ynë ka një tregim shumë më të madh se madhësia e territorit tonë. Ajo ka tregim të politikanëve që kanë vepruar pasi kanë dëgjuar nevojat e njerëzve – dhe nga përpjekjet e tyre, lindi një mrekulli.

Temat
LajmeVend

Të afërta